Pothuajse punë e kryer: Ja kur do të zyrtarizohet transferimi i Hazard te Reali

Kampionët e Evropës në fuqi, janë gati të rikthehen në tregun e transferimeve për afrimin e emrave të mëdhenj, pas një sezon aspak të mirë si në La Ligas, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Synimi i parë i ‘Los Blancos’, është ylli i Chelsea, Eden Hazard.
Sipas asaj që raporton L’Equipe, Eden Hazard do t’i bashkohet Real Madridit pas datës 29 maj, përcjell ‘lajmi.net’.
Skuadra nga kryeqyteti i Spanjës do të presë zhvillimin e finales së Ligës së Evropës, ku Chelsea takohet me Arsenali, dhe pas saj, do të mbyll marrëveshjen për Hazard.
Nga shitja e Hazard, Chelsea do të fitojë rreth 100 milionë euro./Lajmi.net/