‘Cinizëm i egër!’ Vladimir Putin deklaratë edhe për sulmin në Berlin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka ngushëlluar sot presidentin e Gjermanisë, Joachim Gauck, si dhe kancelaren Angela Merkel, pas sulmit në Berlin.
Ai e ka përshkruar sulmin si cinizëm i egër, sipas një komunikate të publikuar në uebsajtin e Kremlinit,
Nga sulmi me kamion në tregun e Krishtlindjeve u vranë 12 persona dhe u lënduan 48 të tjerë.
“Ky krim kundër civilëve paqësorë është tronditës në cinizmin e vet të egër,” ka thënë Putin