Ministri për transport dhe Lidhje, Goran Sugarevski, sot ka deklaruar se do të respektojë çdo vendim të Kryeministrit, Zoran Zaev në kontekst të paralajmërimeve për rekosntruim të Qeverisë, për shkarkime dhe rotacione të mundshme të funksionarëve.
Gjithsesi, vetë ministri nuk pret të gjendet në listën e funksionarëve që duhet ndërruar apo shkarkuar. Këtë Sugarevski e ka thënë në pyetje të gazetarëve gjatë vizitës të rekonstruimin të rrugës regjionale Taor-Draçevë.
Sinqerisht nuk pres. Megjithatë do të respektoj çdo vendim të Kryeministrit në bazë të analizave, vlerësimeve dhe vendimet që do ti sjell, për punën time të deritanishme, ka theksuar ai./Alsat