Rozana Radi i uron fat Jonida Maliqit para performancës në “Eurovision”

512

Mbrëmë u mbajt nata e parë gjysmëfinale e festivalit të këngës evropiane “Eurovision”, shkruan lajmi.net.

Shqipëria do të paraqitet në natën e dytë gjysmëfinale, e cila mbahet nesër (16 maj) dhe këtë vit përfaqësohet nga Jonida Maliqi.

Këngëtarja ka marrë përkrahjen e kolegëve para performancës së saj në gjysmëfinale, e një prej tyre është edhe Rozana Radi, e cila përmes një fotografie i ka dëshiruar fat Jonidës.

Kujtojmë se finalja e “Eurovisionit” mbahet në Tel Aviv, të shtunën më 18 maj, kurse Jonida Maliqi deri tani ka marrë vetëm komente pozitive. /Lajmi.net/

Comments