E zë korrenti, ndërron jetë elektricisti

584

Një 35-vjeçar me profesion elektricist ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se rreth orës 12:50, në Rrashbull të Durrësit, 35-vjeçari Klinton Xhani duke riparuar një defekt elektrik në një shtyllë, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Comments