Arrestimi i Boshkovskit, do të dëshmoj edhe Kotevski

389
fresco

Gazetarja Olivera Trajkovska, biznesmeni Orce Kamçev dhe ish zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski do të dëshmojnë në seancën e ardhshme për rastin “Tortura” më 20 qershor. Rasti i Prokurorisë Speciale ka të bëjë me arrestimin e kryetarit të partisë “Të bashkuar për Maqedoni”, Lube Boshkovski. Në një pjesë të “bombave” për këtë rast flasin pikërisht Trajkovska dhe Kamçev, duke komentuar arrestimin që ndodhi një ditë pas zgjedhjeve të vitit 2011. Në procedurën e provave u dëgjuan edhe biseda mes Kotevskit dhe ish ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska. Në pyetje u morën katër persona, të punësuar në repartin për krim ekonomik dhe korrupsion në MPB. Që të gjithë kanë punuar me rastin e Boshkovskit, por u shprehën se nuk e dinë kush e ka dhënë urdhrin.

“Nuk kam njohuri kush e ka dhënë urdhrin për arrestimin e Boshkovskit. Për këtë jam njoftuar përmes telefonit. Mendoj se më ka njoftuar Mitko Çavkov nga Qendra për Parandalimin e Krimit Serioz dhe të Organizuar. Më pas, punonjësve u dhashë detyrë që të sigurojnë prova në vendngjarje dhe kryerjen e bastisjeve. Unë dhe disa kolegë të tjerë menjëherë dolëm në vendin që na u caktua, përkatësisht objektin hotelierik “Vodenica”- tha Zharko Spasevski, dëshmitar.

Në rastin “Tortura” akuzohen ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, ish shefi i njësitit “Alfa”, Ivica Antevski- Puki dhe pesë pjesëtarë të tjerë të njësitit “Alfa”. Ngarkohen për torturë dhe veprim të ashpër, çnjerëzor dhe nënçmues.

Alsat

Comments