Takimi emocional i sirianes 7-vjeçarje me Erdoganin (Foto)

169

Takimi emocional i sirianes 7-vjeçarje me Erdoganin (Foto)

Bana Alabed – sirianja shtatëvjeçare e cila shkruante statuse në Twitter për jetën brenda zonës së kontrolluar nga rebelët në lindje të Aleppos – është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Erdogan.

Bana dhe vëllai i saj i vogël janë fotografuar të ulur në gjurin e Erdoganit në zyrën e presidentit në Ankara, transmeton Express.

Erdogani kishte dërguar një përfaqësues special në Siri për ta marrë Banan dhe familjen e saj, pasi që ata kishin ikur nga lindja e Aleppos, raporton BBC.

Gjendja e vështirë e Banas u kuptua pasi ajo kishte hapur një llogari në Twitter në shtator të këtij viti.

Përmes llogarisë së vet, ajo kishte treguar gjithçka para botës, nga vdekja e miqve e deri të tentimi për të jetuar një jetë normale./Express/

Comments