City dhe United të gatshëm të shpenzojnë deri 60 mln euro për Cancelon

418

Mbrojtësi portugez ishte transferuar te Juventus nga Valencia verën e kaluar për 40 milionë euro.

Paraqitjet e tij këtë sezon, nuk kanë bindur trajnerin Massimiliano Allegri, i cili ishte i pakënaqur nga tendenca e 24 vjeçarit për të bërë gabime në mbrojtje.

Tutto Sport shkruan se Juventus janë të gatshëm të shesin 24 vjeçarin, dhe destinacioni i tij duket të jetë Mançesteri.

Mediet në Angli sugjerojnë që City dhe United do të nisin një garë për të, duke afruar deri në 60 milionë euro.

Comments