‘Super-operacionet’: Edhe 4 refugjatë të arrestuar pas sulmit në tregut Krishtlindjeve në Berlin
Policia gjermane ka arrestuar katër persona në bastisjet anti-terroriste pas sulmit të tregut të Krishtlindjeve në Berlin.
Bastisjet u kryen në një qendër refugjatësh në qytetin e Emmerich në kërkim për të dyshuarin e masakrës, Anis Amri
Mediat gjermane kanë raportuar se kryeprokurorja federale ka konfirmuar se personat e arrestuar kishin kontakt me të akuzuarin e sulmit tragjik me kamion.
Por, një zëdhënës i kryeprokurores federale më vonë, mohoi se katër personat e arrestuar ishin në kontakt me Amri.
Një shpërblim prej 84,000 eurosh është ofruar për të gjitha ata që kanë informacion mbi vendndodhjen e tunizianit.