Pas drogës, ‘Ndëshkuesi’ i Filipineve i shpall ‘luftë’ edhe kumarit

195
fresco

Pas drogës, ‘Ndëshkuesi’ i Filipineve i shpall 'luftë' edhe kumarit

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte njoftoi të enjten se do të ndalojë të gjitha lojrat e fatit në internet në vendin e tij. Duterte i bëri këtë koment duke njoftuar buxhetin e 2017-ës që u përqendrua kryesisht në masa populiste. Ai nuk dha asnje kornizë kohore për ndalimin e sipërpërmendur apo detaje të tjera teknologjike.

Ish- kryebashkiaku ka qenë një “dhimbe koke” për kompanitë vendase të kumarit  pasi bllokoi në gusht një firmë 13-vjeçare kumari, në kafetë e licencuara online. Industria e kumarit është një nga investimet më argëtuese dhe të preferuara  në Filipine. /Reuters – SYRI.net/ 

Comments