Liverpool interesohet për yllin e Lyon, lojtari në ‘qiellin e shtatë’

Maxëel Cornet është një nga talentët e shumtë premtues i cili po tërheq vëmendje të madhe para afatit kalimtar të verës.
22 vjeçari ka mirëpritur zërat që e qojnë atë tek Liverpool këtë verë, duke u shprehur i lumtur për këto spekulime.
Cornet, i cili luan me kombëtaren e Bregut të Fildishtë, me shumë gjasë do të largohet nga Ligue 1 gjatë kësaj vere, pas një sezoni spektakolar.
“Nuk kam thënë se dua të largohem. U takuam me presidentin në janar dhe i kam thënë se dua të vazhdojë kontratën, por bisedimet nuk patën sukses” ka thënë lojtari për ‘beIN Sports’, duke mos përjashtuar mundësinë për largim, transmeton lajmi.net.
“Liverpool është skuadër e madhe dhe çdo lidhje me ta është e mirë. Jam nën kontratë me Lyon deri në vitin 2021, por kurrë nuk i dihet se çfarë sjell futbolli, kështu që mbetet të shihet” ka thënë ndër të tjerash ylli i Lyon.
Lyon është nga skuadrat që po i kërkohen më së shumti lojtarë, pasi përveç Cornet, po vëzhgohen edhe Ferland Mendy, Ndombele, Fekir, Aouar e Depay. /Lajmi.net/