Vjen Conte, shkon Icardi

Gazzetta dello Sport raporton se Antonio Conte nuk e dëshiron në skaduar 26 vjeçarin argjentinas, përcjell ‘lajmi.net’.
Trajneri italian nuk dyshon aspak në cilësitë e Icardit, por nuk dëshiron të përsërisë të njëjtën dramë që vuajti Luciano Spalletti në pjesën e dytë të sezonit.
Thuhet se për Icardin ka interesim nga Atletico Madrid dhe Juventus, dhe vlera e tij besohet të sillet rreth 80 milionë euro.
Icardi është pjesë e Interit që nga viti 2013, kur ishte transferuar nga Sampdoria.