“Largimi i Ramos nga Reali nuk ka të bëjë me futbollin”

523
fresco

Sipas ‘El Confidencial’ pretendon se di arsyet e largimit të mundshëm të Sergio Ramos nga Real Madrid këtë verë.

Mbrojtësi spanjoll kalimin në Kinë do ta bëjë pa dëshirën e tij, por e sheh të pashmangshme shkaku i humbjeve të mëdha në biznesin e tij.

Ramos raportohet se ka marrë një kredi të madhe për disa investime, dhe gjitha planet e tij kanë dështuar.

Humbjet e mëdha të shkaktuara në biznesin e tij, Ramos nuk mund t’i kompensojë me pagën prej 12 milionë euro te Real Madrid.

Transferimi i mundshëm në Kinë, do t’ia sillte deri në 25 milionë euro në vit, që do të ishin të mjaftueshme për të rikuperuar humbjet.

Comments