Xhaka: Kështu ishte gjendja në zhveshtore pas humbjes nga Chelsea

714
fresco

Topçinjët’ zbarkuan në Baku me dy qëllime: ta përfundonin sezonin me trofe dhe të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve përmes këtij triumfi, gjë e cila nuk ndodhi dhe solli zhgënjim të madh në skuadrën e kuqe.

Kjo humbje ishte më e rëndë pasi erdhi nga rivali direkt i Londrës, çka e tregojnë edhe lotët e Lucas Torreira pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, trajneri Unai Emery nuk i priti lojtarët në zhveshtore me ndonjë fjalim motivues apo me kritika pas këtij dështimi. Sipas Xhakës, asgjë nuk u tha në zhveshtore.

“Ai [Emery], lojtarët… askush nuk foli në zhveshtore. Nuk e di pse nuk foli Emery, natyrisht që ishte i zhgënjyer”, ka thënë Xhaka.

“Mendoj se ne e dimë si luajtëm. Ne e dimë se e humbëm ndeshjen. Nuk ka të bëjë vetëm më të bërtitura. Nuk ka të bëjë me të bërtitura për gjithçka nëse humbasim”.

“Mund të themi shumë, por tani nuk është koha për të sqaruar pse dhe çfarë ndodhi. Mendoj se ishte një mundësi e madhe për ne dhe nuk e shfrytëzuam”, përfundoi zviceriani.

Comments