Protesta / Apeli i Bashës: Mos prekni asnjë polic, bashkë me ta kam luftuar drogën e liberalizuam vizat

574
fresco

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD Lulzim Basha i bëri thirrje protestuesve të mos prekin e të mos cënojnë as një punonjës policie.

Sipas tij, edhe pse nuk e thonë me gojë, edhe ata janë të pakënaqur nga kjo qeveri.

“Vëllezër e motra mos lëndoni asnjë officer dhe efektiv policie. Mos prekni asnjë officer policie. Vëllezër dhe motra, mos I prekni me dorë, sepse hiq dy a tre servilë të inkriminuar. Edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë I njoh këta burra dhe gra, kam punuar me ta, kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin por shpirti I tyre këndon: Rama Ik”, u shpreh kreu i PD.

Comments