Fanellat e Hazard në shitje, ky është numri që do ta bartë lojtari tek Real Madrid

602
fresco

Hazard së shpejti pritet të kompletojë transferimin e tij tek ‘Los Blancos’ pas shtatë viteve të kaluara në Londër me skuadrën e Chelsea.

Nga edicioni i ardhshëm belgu do të luajë me fanellën e bardhë, kur do të mbrojë ngjyrat e Real Madrid.

Sipas pamjeve të para të fanellave që kanë filluar të shiten, Hazard do ta mbajë numrin 7, përcjell lajmi.net.

Aktualisht është Mariano Diaz ai që mban këtë numër tek skuadra mbretërore por kjo gjë duket se do të ndryshojë.

Comments