Dita e nesërme është e rëndësishme për shqiptarët në tërë botën pasi do të mbahet Parada Shqiptare në New York ku me mijëra njuyorkezë por edhe turistë nga e gjithë bota do të kenë mundësi të njihen me kulturën shqiptare.
Kjo paradë organizohet nga shoqata e mirënjohur shqiptare Albanian Roots-Rrënjët Shqiptare. Kryetari i Albanian-Roots, Marko Kepi u ka bërë thirrje shqiptarëve që në këtë ditë të bashkohemi sa më shumë dhe t’i tregojmë botës kulturën tonë historike.
Këtë vit kjo paradë do t’i dedikohet Çamërisë dhe do të përkujtohet në të 75 vjetori i gjenocidit shqiptar (çam) nga shovenistët grekë.
Por përpos Paradës, shqiptarët kanë organizuar aktivitete të tjera që do të informojnë komunitetin amerikan mbi gjenocidin e helenëve ndaj shqiptarëve.
Albanian Roots-Rrënjët Shqiptare është një shoqatë e rëndësishme në New York ku vazhdimisht kujdeset për të përhapur kulturën shqiptare dhe për t’i ndihmuar shqiptarët kudo që janë.