Çitaku-serbëve: Askush nuk ju merr seriozisht në ShBA

381

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku u ka reaguar medieve serbe pas raportimeve dhe shpifjeve të vazhdueshme ndaj saj.

Çitaku thotë se me këdo që takohet për punë, mediet serbe shkojnë e shkruajnë se ka të bëjë me lidhje intime.

Megjithatë, Çitaku u thotë se askush nuk i merr seriozisht dhe se do të dështojnë.

Ja reagimi i plotë:

Ka kohë që disa media në Serbi merren në mënyrën më të ndytë dhe më agresive me mua . Thuajse çdo javë shpikin nga një storie të ultë dhe pashije për mua.
Me këdo që takohem shkruajnë se jam në lidhje intime me të.
Qëllimin ua di. Ata e dinë se askush në SHBA nuk i merr seriozosht. Por, ata së paku shpresojnë që me këtë lloj strategjie të ndytë do të ma bëjnë punën më të vështirë, sepse, sërish sipas tyre, eventualisht kjo lloj fushate do t’i detyronte njerëzit të hezitojnë të takohen e të shihen me mua në publik nga frika e sulmeve në tablloidet e sponzorizuara serbe.
Ndjejë keqardhje për ta. Keni me dështu.

Comments