I pësoi nëntë gola, por veprimi i portierit të San Marinos ka shokuar të gjithë

472

San Mario është kombëtare që përbëhet kryesisht nga futbollistë amatorë.

Por jo një i tillë është portieri i kësaj skuadre Elia Benedettini, i cili është i vetmi futbollist profesionist që luan te Novara në Serie C, përcjell lajmi.net.

Pavarësisht se pësoi nëntë golam Benedettini kreu pritje të pabesueshme dhe dukej se ishte një ndeshjes mes Rusisë dhe portierit të San Marionos.

Paraqitja heroike e portierit preku shumë tifozë rusë, që i dërguan qindra mesazhe përgëzuese dhe mbështetëse portierit të pafat, i cili mbeti i shtangur pas ndeshjes, kur pa një mal me mesazhe në Instagram.

Për këtë arsye, Benedettini u dërgoi një mesazh falënderimi gjithë tifozëve rusë

Comments