Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me Sekretarin e shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.
Ai ka thënë se Kosova dhe populli i saj, ndër shekuj kanë dëshmuar vlera perëndimore dhe sot jemi të përkushtuar si shtet në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe lirisë fetare në vend.
Ai tha se nga Parolin ka kërkuar edhe njohjen nga Selia e Shenjtë.
Postimi i plotë:
Takim i ngrohtë me Sekretarin e shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.
I nderuar me vizitën e Eminencës së Tij që po i bënë Kosovës, një dëshmi e përkushtimit të përbashkët për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetin e Vatikanit.
Kosova dhe populli i saj, ndër shekuj kanë dëshmuar vlera perëndimore dhe sot jemi të përkushtuar si shtet në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe lirisë fetare në vend. Këtë përkushtim ia shpreha edhe Sekretarit Parolin, duke shprehur zotimin tonë, për avancimin e këtij partneriteti dhe duke kërkuar njëkohësisht njohjen nga Selia e Shenjtë.
RH