Kapet shqiptari nga Kumanova me lëndë narkotike

Të hënën me datë 12 dhjetor , rreth orës 21 në kufirin Devebair është kapur me lëndë narkotike personi A.D. nga Kumanova dhe në kërkim është një tjetër person i cili ishte i shoqëruar ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur për shkaqe sigurie, thonë burimet tona.
A.D. është ndaluar gjatë një kontrolli në doganë ku është kapur me një bunker në veturën e tij të tipit Renault Espasse në të cilën janë gjetur 54 paketime lëndë narkotike të tipit kanabis.
Personi është dërguar në paraburgim deri sa të vendoset gjyqi dhe të përcaktojë burgim për personin në fjalë.