Kryeministri i vendit Ramusha Haradinaj ka folur sot rreth vendimi të Kryeparlamentarit Kadri Veseli, për lirimin nga detyra të zyrtarëve që kanë aktakuza.
Kreu i ekzekutivit, ka thënë se ka pranuar dorëheqjen e ministrit Besim Beqaj, ndërsa ka theksuar se ende nuk e ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Mbrojtjes Agim Çekun.
Haradinaj në një konferencë për media, ka thënë se është duke e pritur edhe një shkresë zyrtare nga Kryeparlamentari Kadri Veseli për të ndërmarrë një hap të tillë
“Sa i përket vendimeve të Kryetarit Veseli, po sot kam liruar nga detyra ministrin Beqaj, e kam falënderuar për bashkëpunim sepse ai vet e solli dorëheqjen. Ende nuk e kam liruar zëvendësministrin Çeku, po pres një shkresë zyrtare nga kryetari Veseli. Deri më tash janë ndërruar gjashtë ministra, po ashtu i kam liruar dy zëvendësministra të Aleancës. Disa janë vendime politike e disa kanë të bëjnë me mohimin e krimit”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj po ashtu ka folur edhe për Samitin e Parisit, për të cilin ka thënë se në Kosovë është gjendja mirë në mes institucioneve dhe në mes atyre që punojnë.
“Sa i përket Samitit të Parisit, nëse përgatitjet shkojnë mirë, me siguri se do të mbahet. Por nëse nuk janë kryer përgatitjen takimi mund të shtyhet. Në Kosovë është gjendja mirë në mes institucioneve dhe në mes atyre që punojnë. Kemi koordinim të mjaftueshëm. Kosova ka qëndrimin e vet për tema dhe mendoj se nuk jemi keq”, ka thënë Haradinaj.