A do ketë dhunë? Basha zbulon skenarin e protestës pas ‘bombës’ së SHBA

445

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar një një lidhje për OPINION se nuk do të ketë dhunë në protest ën e nesërme që opozita do të organizojë para kryeministrisë. Lideri i PD tha se do të jetë në protest bashkë me gruan dhe dy vajzat dhe nuk do të preket asnjë fije floku.

“Unë do jem në protestë me familjen time, me dy vajzat e mia. Përpjekjet për të aminsituar krimet që është kapur në flagrancë Eid Rama ka dështuar tashmë. Nuk do ketë asgjë, që të kërcënojë një fije floku të një qytetari. Kemi marrë të gjitha masat për ata që duan të provokojnë, së bashku me partnerët ndërkombëtare që kam folur sot”, tha Basha.

Lideri i PD tha se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor sepse në Fletoren Zyrtare është botuar Dekreti i Presidentit që ka hyrë në fuqi.

“Në 30 qershor nuk ka zgjedhje dhe çdo prove tjetër farsë nuk do të ndodh dhe nuk do të njihet nga asnjë. Këtij regjimi po i numërohen minutat e fundit”, tha Basha.

Pak minuta më parë, SHBA u bëri thirrje Bashës dhe Kryemadhit për protestë paqësore.

Comments