Sulmuesi i Romës transferohet në Rusi, i bashkohet Spartak Moskës

420
fresco

Ezequiel Ponce i është bashkuar skuadrës ruse në një marrëveshje të përhershme, transmeton lajmi.net.

22 vjeçari ka shënuar 21 gola për Aek Athens sezonin e kaluar, por skuadra greke nuk kishte shfrytëzuar të drejtën e blerjes.

‘Giallorossi’ do të pranojnë rreth 8 milionë euro nga shitja e lojtarit, por do të mbajnë vetëm 4.8 milionë prej tyre.

Roma e kishte transferuar argjentinasin në vitin 2015, kur asokohe fitonte garën me Tottenham Hotspur.

Comments