Man City apo Bayern Munich? Kjo është dëshira e Rodri
Është skuadra e Manchester City ajo që po bën maksimumin për të siguruar shërbimet e lojtarit spanjoll, por sigurisht se për të po has në konkurrencë.
Bayern Munich është një nga skuadrat që ka vëzhguar së fundmi situatën e yllit të Atleticos, i cili me gjasë nuk preferon Bundesligën.
‘Kicker’ shkruan se mesfushori preferon kalimin tek Manchester City para atij tek Bayern Munich, transmeton lajmi.net.
Kampionët e Anglisë dhe Gjermanisë po luftojnë për shërbimet e reprezentuesit të Spanjës, i cili mund të kushtojë deri në 70 milionë euro.

