E thotë sërish Ismet Beqiri: S’bëjmë më koalicion me PDK-në

412
fresco

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se partia në të cilin gjendet, nuk do të bëjë më koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Ai në Blic Interview me Astrit Gashin, ka thënë se LDK së bashku me partitë tjera në opozitë, duhet që të punojnë dhe ta rrëzojnë qeverinë aktuale.

Beqiri tha se gjatë vjeshtës së këtij viti, duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, teksa ka folur edhe për koalicionet që LDK duhet të bëjë me partitë tjera.

Ai tha se LDK ka vija të kuqe vetëm për Partinë Demokratike që udhëhiqet nga Kadri Veseli.

Comments