Tifozët zgjedhin boksierin më të mirë në botë në peshat e rënda

436

Është BT Sport që në kanalin e tyre në Youtube u ka kërkuar ndjekësve që të votojnë për boksierin më të mirë në botë, mes Tyson Fury, Deontay Wilder, Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr.

Mbi 168 mijë tifozë morën pjesë në këtë sondazh, dhe boksieri britanik Tyson Fury ka grumbulluar 74 për qind të votave.

Deontay Wilder me 12 për qind të votave, është renditur i dyti, ndërsa Anthony Joshua me 8 për qind të votave, është renditur në vendin e tretë.

Në vendin e katërt, me vetëm 6 për qind të votave, është pozicionuar Andy Ruiz.

Comments