NBA: Sonte ndahen çmimet individuale, Harden, George e Giannis garojnë për MVP
NBA kanë zbuluar finalistët për gjashtë çmimet individuale, të cilat nderojnë lojtarët më të mirë nga sezoni 2018/19, transmeton lajmi.net.
Sonte në orën 9 të mbrëmjes (sipas kohës në Amerikë), do të ndahen këto çmime: MVP, ‘Rookie of the Year (Lojtari më i mirë që luan sezonin e parë), Lojtari i gjashtë më i mirë, Lojtari defensiv i vitit, trajneri i viti dhe lojtari më i përmirësuar.
Gara që tërheq vëmendjen më të madhe është ajo për MVP, ku tre finalistët janë James Harden, Paul George dhe Giannis Antetokounmpo.
Për trajnerin e vitit garojnë Mike Bundenholzer, Michael Malone dhe Doc Rivers, kurse për ‘Rookie of the Year’ garojnë Luka Doncic, Trae Young e Deandre Ayton.