ZYRTARE: Real Madrid bëhet me skuadër të femrave
Në vend të kësaj, ata do të fillojnë me ekipin e tyre të femrave nga 1 korriku 2020. Gjatë sezonit 2019/20, CD Tacon do të stërvitet dhe luajë ndeshjet e tyre në Valdebebas, terrenin e stërvitjeve të Los Blancos, ndërkohë që ata do të shkrihen në Real Madrid që nga sezoni në vijim.
Presidenti Florentino Perez e paraqiti propozimin përpara Bordit të Drejtorëve dhe, kjo do të realizohet nga vera e ardhshme – pasi Reali do marrë pjesë në kampionatin elitar spanjoll për femra, transmeton lajmi.net.
Pasi morën miratimin nga Bordi i Drejtorëve, ‘Galaktikët’ tani do të duhet të kërkojnë lejen nga Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF).
Në Madrid tashmë po bëjnë plane për ekipin e tyre të femrave, por ata nuk duan të nxitojnë asgjë për të shmangur pengesat.
Propozimi i tyre, deri tani, ka marrë një përgjigje të mirë midis anëtarëve dhe botës së futbollit në përgjithësi.