Dy skuadra nga Serie A kërkojnë Muriqin

346

Ylli i Rizespor, ka disa oferta në tavolinë, ku po kërkohet nga skuadrat kryesore në Turqi, ndërsa së fundi ka marrë edhe dy oferta nga Italia.

Muriqi që në sezonin e kaluar shënoi 17 gola, po kërkohet nga Galatasaray dhe Fenerbahce, të cilat që një kohë të gjatë janë hyrë në bisedime me Rizaspor.

Por sot në Itali raportojnë që për Muriqin ka interesim edhe nga Serie A.

“Tuttomercatoweb” shkruan se Torino dhe Sassuolo janë duke e përcjellë situatën e Muriqit dhe shumë shpejt mund të ketë edhe oferta zyrtare për 24-vjeçarin,

Vlen të përmendet se Muriqi ka shënuar një gol të bukur me kokë në fitoren e fundit 3:2 të Kosovës në udhëtim në Bullgari.

Comments