Besart Halimi dhe Buraku-Grupi Fama sjellin duetin “Merrma ti zemrën”
Besart Halimi dhe Burak Vehapi kanë bashkuar forcat për projektin e ri muzikor.
Besart Halimi dhe Buraku-Grupi Fama kanë publikuar këngën me titull “Merrma ti zemrën”, shkruan lajmi.net.
Muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge e bënë Fissi dhe Doni, teksti u shkrua nga Fissi, për mix/masterin u kujdes Florent Boshnjaku.
Kjo këngë e dy artistëve erdhi e shoqëruar edhe me videoklip, i cili u punua nga Asha.
Më poshtë mund ta dëgjoni “Merrma ti zemrën”, kënga më e re nga Besart Halimi dhe Buraku-Grupi Fama./Lajmi.net/
