Asteroidi i ri nga NASA, mjafton që e gjithë popullësia e botës të bëhen miliarderë

618
fresco

NASA po planifikon të dërgojë një sondë tek një asteroid që është absolutisht i mbushur me ar dhe platin.

Ky asteroid është aq i çmuar sa, teorikisht, mund të mjaftonte për ta bërë çdo njeri në Tokë miliarder, raporton “LAD BIBLE”, transmenton lajmi.net.

Asteroidi, i quajtur 16 Psyche, përmban gjithashtu hekur dhe nikel, me një vlerë të kombinuar prej 8,000,000,000,000,000,000 paundësh.

Nëse NASA arrin që ta sjellë “thesarin e hapësirës” në Tokë dhe të minohet ne të gjithë mund të bëheshim miliarderë.

Por, gjithsesi, edhe nëse shkencëtarët arrijnë ta sjellin asteroidin në Tokë, vlera e tij do të shkaktonte kaos në ekonominë botërore, e cila ka një vlerë prej 59.9 trilionë dollarësh.

Asteroidi ndodhet aktualisht diku midis Marsit dhe Jupiterit dhe është rreth 140 milje (226 kilometra) në diametër; masa e saj thuhet të jetë sa një për qind e Hënës.

NASA ka qenë një dijeni të prezencës dhe përbërjes së 16 Psyche prej disa kohësh tashmë dhe po planifikon të nisë një sondë tek ky asteroid në gusht të vitit 2022. /Lajmi.net/ 

Comments