ZYRTARE: Ryan Babel bëhet me skuadër të re

506
fresco

Sulmuesi holandez që sezonin e kaluar ishte pjesë e Fulhamit në Premierligë, është prezantuar te skuadra turke.

Galatasaray në faqen zyrtare ka konfirmuar transferimin e Babel, duke zbuluar se lojtari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare.

Babel edhe në të kaluarën ka luajtur në Superligën e Turqisë, duke e veshur fanellën e Besiktas.

32 vjeçari gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Ajax dhe Liverpool.

Comments