Artistë të ndryshëm me koloni artistike në Likovë (Foto)

352
fresco

Rinia e Kumanovës dhe Likovës kanë filluar të gjallërohen.

Për herë të parë në Komunën e Likovës është organizuar koloni artistike, ku marrin pjesë artistë nga të gjitha trevat. Një numër i madh i artistave janë vendor por ka edhe artistë të shumtë nga Kosova fqinje, disa nga Shqipëria por ka edhe artistë që kanë ardhur nga Serbia, Bullgaria dhe Turqia.

Artstët do qëndrojnë për tre ditë radhazi në kampin e artit që ata kanë improvizuar në natyrën apo qiellin e hapur të fshatrave të Komunës së Likovës. Gjatë qëndrimit të tyre treditor në kamp ata do pikturojnë si dhe do të argëtohen me aktivitete të ndryshme të cilët i kanë organizuar organizatorët e këtij evenimenti.

Komuna e Likovës por edhe ajo e Kumanovës nuk përfillin shumë artisët, evenimentet e këtilla ku do shfaqet dhe vlerësohet puna e artistëve në këtë vend janë tepër të rralla. Edhe ky eveniment u ndërmorr nga aktivist të ri dhe me përkrahjen e vet artistëve e komunës së Likovës i mbeti vetëm ti përshëndes artistët për nismën e tyre.

InfoMagazin

Comments