Kostadinov: VMRO-DPMNE të përgjigjet cila është lidhja midis Janakieskit, Misajllovskit; Janushevit dhe Klimentit

329

Pasi doli lajmi i rremë i shpikur prej kuzhinave të Hristian Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së dhe u dëshmua se nuk ka kurrfarë skandali me kurdisjen e tenderëve u hapën një sërë çështjesh të cilave pikërisht VMRO-DPMNE dhe Hristian Mickoski duhet t’u përgjigjen:

Cila është lidhja midis Janakieskit, Misajllovskit, Janushevit dhe Klimentit – nëse kjo bisedë publikohet që t’i mbulojë krimet e Janushevit dhe Janakieskit?

Dikush qëllimisht mbase nuk e ka nënshkruar marrëveshjen, me vetëdije duke e rrezikuar sigurinë, vetëm në përpjekje që t’i shkaktojë problem Qeverisë aktuale?

Pse tri ditë pas takimit prej të cilit vjen edhe biseda e përgjuar Kliment Çepunjovski është nisur në rrugë për në Rusi?

Këtyre pyetjeve dhe pyetjeve të tjera do të duhet personat e involvuar t’u përgjigjen para organeve gjyqësore.

Comments