Agjencia e mediave kundërshton paralajmërimet e Rashkovskit për padi ndaj mediave

244
fresco

 

Agjencia për Veprimtari Audio dhe Audio-vizuele ka reaguar ndaj paralajmërimit të sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski se do të ngrejë padi për shpifje dhe ofendim ndaj mediave që kanë publikuar audio-incizimin kundër tij. Nga Agjencia i kujtojnë atij Deklaratën e Këshillit të Evropës për lirnë e debatit politik në media ku thuhet se funksionarët publik duhet të pranojnë se do të jenë lëndë e mbikaqyrjes dhe kritikës publike, veçanërisht përmes mediave në aspekt të mënyrës se si i kanë kryer ose i kryejnë funksionet, në atë masë saqë është e nevojshme për sigurimin e transparencës dhe kryerjes me përgjegjësi të funksionit. Në reagim me shkrim thuhet se nëse funksionarët ose kushdoqoftë vlerësojnë se janë dëmtuar përmes publikimit të një informate të gabuar, të rrejshme ose jo të plotë, atëherë duhet që fillimisht të kërkojnë publikimin e korrigjimit ose përgjigjes për informatën e publikuar dhe jo të zgjedhin padinë si parë të parë. Paditë e këtilla sipas Agjencia paraqesin cënim të lirisë së informimit dhe lirisë së mediave./SHENJA/

Comments