Gjendet në liqenin e Komos trupi i pajetë i futbollistes Florijana Ismaili
Futbollistja Florijana Ismaili ka gjetur vdekjen në liqenin e Komos.
Pas një operacioni të gjerë kërkimesh, ekipet e shpëtimit kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të futbollistes 24 vjeçare.
Mediet në Itali raportojnë se trupi i Florijanas është gjetur me anë të robotit, në thellësi prej 204 metrash.
Ismajali ishte raportuar e zhdukur që nga pasditja e së shtunës, kur ishte hedhur në liqenin e Komos, ku po kalonte pushimet.
Ajo ishte 24 vjeçare, dhe ishte pjesë e Kombëtares së femrave të Zvicrës.