Nis seanca gjyqësore ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve për rastin ‘Vizat’

269

 

Pas një pauze 10 minutëshe të trupit gjyqësor, është marrë vendim që të ndahet gjykimi në rastin ‘Vizat’.
Kryetarja e trupit gjykues, Naime Jashanica Krasniqi ka thënë që për shkak se në këtë rast kanë munguar vazhdimisht disa të akuzuar kanë vendosur që këtë rast ta ndajnë në dy pjesë.

Është veçuar procedura për pesë të akuzuarit e parë, Ukë Rugova, Astrit Haraqija, Izet Beqiri, Florian Petani, Qefser Baholli, raporton Koha Ditore.

Gjykimi ndaj pesë të akuzuarve të parë ka filluar ndërsa gjykata do të caktojë një seancë të re për 16 të akuzuarit e tjerë.

Comments