Për avarinë hekurudhore sot reaguan nga VMRO-DPMNE-ja. Ata akuzuan se investimet në hekurudhë mbetën vetëm premtime boshe, njëjtë sikur gënjeshtra që e thanë para zgjedhjeve për ndërtimin e 600 kilometrave autostrada nëpër Maqedoni. Opozita vlerëson se pushteti është fajtor për situatën e vështirë në Hekurudha si në aspektin financiar, në atë kadrovik dhe teknik. Kërkojnë përgjegjësi nga kryeministri Zaev pasi thonë se ai sillet në mënyrë joserioze për këtë sektor shumë të rëndësishëm. Nga LSDM u përgjigjën se VMRO nuk ka ndërtuar as një metër hekurudhë dhe se në dy vitet e fundit pushteti investon më shumë sesa kanë investuar ata për 11 vite pushtet. Partia në pushtet tha se për dy vite janë ri konstruktuar 10 stacione hekurudhore, ndërsa me 2.5 milionë euro do të rinovohet edhe Stacioni hekurudhorë në Shkup.
