Likovë-Mateç-Hotël, do të bllokohet rruga për shkak të asfaltimit

495

Komuna e Likovës informon banorët se të premten duke filluar nga ora tetë deri në orën 18.00 do të bllokohet tërësisht rruga që lidh zonat Likovë-Mateç-Hotël transmeton Faktiditor. Ch. Sipas autoriteteve të Komunës kjo bëhet për shkak të asfaltimit të rrugës. Komuna e Likovës me këtë rast vazhdon me përmirësimin e infrastrukturës rrugore në ndërkohë që janë realizuar edhe shumë projekte tjera brenda këtij harku kohorë që janë mirëpritur nga banorët. Faktiditor. Ch.

Comments