Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa lidhur me kritikat e këtij të fundit drejt qeverisë Haradinaj, e posaqërisht ndaj vetë Lekajt.
Lekaj, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se prioritet i yni nuk është Isa Mustafa, porse, janë rregullimi i gjërave të lëna keq nga klika e tij.
“Prioritet i yni nuk është Isa Mustafa, janë rregullimi i gjërave të lëna keq nga klika e tij. Nga viti 2017 kur ne erdhem në pushtet, deri sot kur Isa Mustafa kritikon një sektor që tashmë ka filluar të digjitalizohet, ka rënie të aksidentëve me fatalitet për rreth 25%”, ka shkruar Lekaj.
“Askush nuk është mbi ligjin, nëse ka veprime korruptive në cilindo sektor, drejtësia të ndermerr veprimet e saja. Ne as me të voglin veprim nuk e bëjmë, sikur dikur nga segmente të ish-qeverisë, për t’i ndalëpunën drejtësisë në zbardhjen e sëcilës thashetheme”, shkruan mes tjerash ai.
“Shoku ish-kryeministër, me poshtë po të shfaq statistikat policiore dhe tonat, përsa i përket aksidenteve me pasoja fatale, gjithësesi një jetë e humbur është shumë, por ne asnjëherë nuk ndalemi në kryrjen e detyrave tona, që e bëjnë trafikun rrugorë me të sigurt. Ju vazhdoni e vajtoni, sepse është e vetmja gjë që e bëni mirë, nëse ju duhet ndonjë karrige na thoni”, ka thënë Lekaj.