Ambasada amerikane në Beograd, nëpërmjet një komunikate tha se ndriçimi i vrasjes së tre shtetasve amerikanë 20 vjet më parë është përparësi në marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë.
Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.
Në muajin korrik të vitit 1999 ata janë arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.
Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish-Jugosllavisë.
“Sot shënojmë një përvjetor të zymtë. Njëzet vjet më parë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi u morën nga një stacion policisë dhe u dërguan në njësinë e posaçme të policisë. Dy vjet më pas, trupat këtyre tre shtetasve amerikanë u gjetën në Petrovo Selo në Serbinë lindore, në një bazë të kontrolluar nga njësitë nën komandën e Goran Radosavleviqit. Ata ishin me duar të lidhura dhe ishin qëlluar në kokë”, shkruan në komunikatën e ambasadës.
Pre dvadeset godina trojica američke braće ubijena su od strane specijalnih jedinica srpske policije. Do današnjeg dana niko nije kažnjen za ubistvo počinjeno od strane onih koji treba da sprovode zakon. https://t.co/xNLKtpTiDd #JusticeforAllVictims
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) July 8, 2019