Kodi zgjedhor, Kostadinov: Ndryshimet kërkojnë konsensus

359

 

Aktualizohet përsëri çështja e ndryshimeve të mundshme në Kodin Zgjedhor ose eventualisht në sistemin zgjedhor. Kryeministri Zoran Zaev fton oponentin e tij Mickoskin për t’u ulur në tavolinë për të diskutuar ndryshimet eventuale dhe krijimin e një Kodi të ri Zgjedhor.

 

 

 

Duhet të ulemi dhe ta realizojmë sepse unë dhe Mickoski por dhe të gjithë të tjerët thamë se pas zgjedhjeve presidenciale nuk do të ketë zgjedhje për një vit e gjysëm deri në zgjedhjet e ardhshme, duhet të ulemi dhe të vendosim. Këtu do të diskutojmë edhe për modelin zgjedhor. Qëndrimi jonë si LSDM është që të zbatohen listat e hapura dhe gjithçka që do të nënkuptojë demokratizim dhe ekspertizë profesionale për zgjedhjet, ta shqyrtojmë- deklaroi Zoran Zaev.

 

Për VMRO-në, rikthimi i kësaj teme javë më parë nga Presidenti Stevo Pendarovski është tentim për të shpërqëndruar opinionin.

 

Ajo që është e qartë, është se këto matës të reagimeve u lëshuan nga personi i dytë I Zoran Zaevit, presidenti I vendit Stevo Pendarovski vetëm me qëllim të defokusimit të problemeve reale nga katastrofa ekonomike dhe kataklizmi që e ka shkundur vendin por edhe nga veprat e këtilla shumë të dyshimta dhe kriminale të cilat e prekin çdo ditë këtë pushtet- pohoi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

 

KSHZ-ja muaj më parë kishte njoftuar se po përgatit sugjerime konkrete të cilat do të dorëzohen në Ministrinë e Drejtësisë për eliminimin e paqartësive ose vështirësive që shkakton legjislatura në zbatimin e zgjedhjeve. Megjithatë, nga ky institucion njoftojnë se një gjë e tillë nuk është bërë akoma.

 

Deri tani KSHZ nuk ka dorëzuar sugjerime deri tek institucionet kompetente sa u përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, por kjo nuk do të thotë që ne si institucion s’jemi të gatshëm që në çdo kohë të japim mendimet dhe sugjerimet tona sa u përket ndryshimeve në Kodin zgjedhorë. Kurdo që të kërkohet nga ne dhe sapo të na jepet rasti ne si KSHZ, do të japim sugjerime për ndryshime apo përmisime në Kodin zgjedhor, gjithmonë duke u nisur nga aspekti sa më praktik i zbatimit të zgjedhjeve- thanë nga KSHZ-ja.

 

Ideja e ndryshimeve të mundshme në Kodin Zgjedhor ose sistemin zgjedhor në përgjithësi edhe hedhur në opinion në vazhdimësi por partitë akoma nuk kanë arritur të dakordohen për ndryshime të më mëdha se aspektet më të vogla teknike të zbatimit të zgjedhjeve. Problematike është çështja e numrit të njësive zgjedhor dhe listat e hapura për deputetët në zgjedhjet parlamentare.

 

Fatlume DErvishi

 

 

Comments