Merkel: Jemi më të fortë dhe të hapur se terrorizmi

Në fjalimin e saj në prag të Vitit të Ri, Angela Merkel e ka cilësuar luftën kundër terrorizmit si “provimin më të vështirë: për Gjermaninë. “Gjatë 2016 vendi ynë u trondit nga sulmet në Würzburg, Ansbach, Mynih dhe përpara disa ditëve në Tregun e Krishtlindjeve në Berlin.“
Ndërsa më pas ajo shtoi se lufta kundër terrorizmit duhet të ketë si bazë njerëzimin.
“Demokracia, shteti i së drejtës dhe vlerat gjermane – këto principe themelore janë baza jonë për të luftuar botën e errët të terrorizmit. Ne duhet tu themi terroristëve: Ju jeni vrasës plot urrejtje, por sesi do jetojmë dhe dëshirojmë të jemi, këtë nuk e vendosni ju. Ne jemi të lirë, njerëzorë dhe të hapur”, – tha Merkel. “Së bashku jemi më të fortë dhe ju do jeni më të fortë se terrorizmi”.
Angela Merkel nga theksuar gjithashtu se bombardimet mbi Alepon, tregojnë se refugjatët sirianë duhet t’u hapen dyert, por këta të fundit duhet të integrohen dhe të pranojnë vlerat tona.
“Asnjëherë nuk kemi pasur më shumë vende pune sesa sot dhe kjo tregon se Gjermania është në rrugën e duhur të reformave ekonomike”.
31 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)