Mbi dy mijë anëtarë të rinj i bashkohen Nismës

468
fresco

Lideri i Nismës Fatmir Limaj  përmes një video mesazhi ka bërë të ditur se subjektit që ai e drejton I janë bashkuar mbi dy mijë anëtarë të rinj në muajin e fundit informon Faktiditor. ch.

Këtë z. Limaj e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook .

Ky është mesazhi I plotë i kreut të Nismës :

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Nismës,

Përmes këtij video-mesazhi dua të ju falënderoj dhe të ju uroj mirëseardhje mbi 2 mijë anëtarëve të rinj të cilët iu bashkuat familjes sonë politike në muajin e fundit.

Dyert e Nismës do të jenë gjithmonë të hapura për njerëz me ide dhe energji pozitive.

Ne e mirëprësim kontributin e gjithëselit duke ju siguruar hapësirë e mundësi.

Mirëseardhje anëtarëve të rinj; mirënjohje dhe falënderime gjithë anëtarëve dhe aktivistëve të Nismës Socialdemokrate.
FL

 

https://www.facebook.com/300187594245361/posts/333119807618806/

Comments