Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartopmeu i ka dhënë shpresë Neymarit, i cili dëshiron që të largohet nga Paris Saint-Germaini këtë verë
Katalunasit kanë konfirmuar sot nënshkrimin me Junior Firpo nga Real Betis për një shumë prej 18 milionë euro plus bonuse, kurse Bartomeu gjatë konferencës për shtyp ka folur edhe për strategjinë e transferëve në klub.
“Ka edhe disa javë deri të mbyllet afati kalimtar i verës, do të këtë edhe blerje tjera. Ne nuk i kemi mbyllur dyert për askënd.
Sport më parë kishte shkruar që Barcelona pritet që të bëj një ofertë për Neymar, por ajo do të jetë huazim me obligim blerje verën e ardhshme.