E FUNDIT/ Grabitje me armë në mes të Tiranës
Një grabitje ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Mësohet se nën kërcënimin e armës, një person i maskuar ka vjedhur një sasi parash në një pikë kredidhëniesh.
Ai është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë, “Shqiponja” dhe Forcat e Posaçme Operacionale, ndërsa po punohet për identifikimin e tij.
Njoftimi i Policisë
Informacion paraparak Në Tiranë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person i maskuar, nën kërcënimin e një arme në dukje “pistoletë”, ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap. Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit

