Andrea Popovski, ish ushtrues detyre Drejtor i Regjistrit Qendror është shoqëruar në një nga komisariatet e Shkupit, për 24 orë, ndërkohë që shumë shpejt, Prokuroria do të vendosë për veprimet e mëtejshme ndaj tij, njoftoi Alsat-M.

Siç bëhet e ditur nga burime pranë Policisë Financiare, përveç Andrea Popovskit, janë ndaluar edhe të paktën 4 të punësuar të tjerë të Regjistrit Qendror, për të cilët pritet të merret e njëjta masë.
Nuk ka informacione për veprën që kanë kryer këta persona, por, dyshimet paraprake flasim për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve. Popovski ka qenë kuadër i VMRO DPMNE-së në krye të Regjistrit Qendror nga viti 2014 deri në vitin 2017.

