Liverool ka arritur ta fitoj finalen e Superkupës së Evropës duke e mposhtur Chelsean.
U deshën 120 minuta plus penalltitë që të zbulohet fituesi i kësaj finaleje.
Në 120 minuta, ndeshja përfundoi me rezultat 2-2. Golat për Liverpool i shënoi Mane, ndërsa për Chelsean Giroud dhe Jorginho.
Më të saktë nga penalltitë u treguan Liverpool. Ata shënuan pesë penallti ndërsa londinezët vetëm katër.
Tek Chelsea gaboi i riu, Tommy Abraham, penalltin e të cilit e priti Adrian.
Pas këtij titulli, Liverpool mund ta fitoj edhe Kupën e Botës për Klube gjatë muajit dhjetor.

