
Pas ekzekutimit të penalltive, Liverpool fitoi Superkupën e Evropës duke mposhtur Chelsean.
Ishte portieri i ardhur nga West Ham United, Adrian, që ka pritur penalltinë vendimtare, të goditur nga Tammy Abraham.
21 vjeçari goditi i fundit penalltinë, e cila u neutralizua nga Adrian.
Por, kjo penallti sipas shumë reagimeve të medieve, mund të përsëritej, pasi Adrian nuk ka respektuar rregullat, për të qëndruar në vijën e portës.
Siç shihet në fotografi, portieri i Liverpool ka dalë dukshëm nga porta, për të pasur më të lehtë pritjen e penalltisë vendimtare.